Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në Info Magaizne në Klan Kosova, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Gashi ka thënë se mund të shkohet në zgjedhje, por në këtë rast LDK-ja nuk do të duhej që të bënte koalicion me PDK-në, asesi, njofton Klan Kosova.
“Nëse njëri ndër opsionet për tu zgjidhur çështja janë zgjedhjet, le të organizohen ato”.
“Nëse do të shkonim në zgjedhje, LDK-ja s’do të duhej të lidhte koalicion me PDK-në. Nuk do i kisha sugjeruar LDK-së që në zgjedhje të shkonte me një listë të përbashkët me PDK-në”.
“Mirëpo nëse prapë shkohet në zgjedhje do të paraqitej e njëjta situatë, janë të njëjtat forca politike. Në LDK ka kundërshti e mospajtime nga strukturat udhëheqëse për koalicionin me PDK-në për shkak se është i pa-natyrshëm”.