Po m’vjen mire qe u kry ky vit”, tha analisti Astrit Gashi ne emisionin Rrokum Roll.
Punen e Qeverise per kete vite, Gashi filloi me ironizue tue thane se suksesi i tyne asht ikja e shume qytetareve nga Kosova e liberalizimi i vizave.
“Ky vite s’asht zero po minus”, dha vleresimin e tij Gashi.
Simbas tij, qeveritaret e kane perkrahjen e faktorit ndekombetar jo per mendimin qe munden me ba zhvillim te mbrendshem, por veç per shkak te numrave qe i kane.
“Keta nuk po humbin asgja, na po i humbim nervat dhe zhvillimin e vendit”, tha Gashi.
Simbas Gashit, tue u bazue ne Raportin e Progresit, Qeveria nuk asht Qeveri e Kosoves, po Qeveri e LDK’s dhe Qeveri e PDK’s.
“Une nuk po i ndaj, keshtu thuhet ne raportin e Progresit”.
Gjuha mes partnereve te koalicionit tregon se nuk ka harmoni ne koalicion, tha Gashi tue iu referue deklaratave mbas konkluzioneve negative per liberalizim te vizave.
“Edhe ne biseda private, jashte kamerave, ata ia gjuejne fajin njani-tjetrit”, tha ai.
Ne vazhdim te bisedes Gashi foli per partine LDK, tue thane se kjo s’asht LDK qe e kane votue qytetaret.
“U ba grup i interesit biznisor”, tha Gashi.
Zgjedhjet kane me ndodhe kur nji partner i koaliconit nuk don me qene ma ne koalicion.
“Cdo minut, PDK asht e gatshme me shkue ne zgjedhje, por edhe ata nuk jane per ngute”, dha mendimin e tij Gashi.
“Duhet me ndodhe ndonji mrekulli per mos me pase zgjedhje”, tha Gashi.
“Keto veprime te fundit me gaz lotsjelles t’opozites, e kane pru vendin ne krijimin e precedenteve te reja”, vleresoi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=tE1o_ZVJX9U