“Me duket se kane lajthit.. nuk ka ende raport per viza”, tha Arben Gashi nga LDK ne emisionin Rrokum Roll.
“Kjo s’ka te baj me raport, vec me konkluzione të Këshillit Europian”, tha Gashi tue i tregue 6 pikat, nga pika 50 deri ne 56.
“Ne qoftse ata kane ndonji njoftim jo zyrtar se s’ka me pase liberalizim asht dicka tjeter”, tha per deklaratat mbas publikimit te konkluzioneve negative nga KE.
Ndersa per thirrjet e ministrit të Jashtem, HashimThacit per protesta, Gashi tha “nashta vazhdon me qene ende i emocionuem nga dje”.
Simbas Gashit, liberalizimi s’ka lidhje me situaten politike ne Kosove.
“Kurrkush ma shume se Kosova s’i ka plotesue kushtet per me fitue liberalizimin e vizave”, tha Gashi.
Simbas Gashit, nese kishte me pase raport pozitiv ose negativ per liberalizim, gjithsesi kishte me ndikue ne Qeverinë, e qysh tha ai, BE nuk ka nxjerre raport ende s’e s’ka dashte me ndikue ne politiken ne vend.
“Deshira ime asht me na i liberalizu vizat qe qytetaret me levize te lire. Shpresoj dhe duhet me pase raport pozitiv”, shtoi Gashi.
“Kosoves, BE, ia ka shktue dyfish kushtet per liberalizim tue e krahasue me vendet e rajonit”, vleresoi Gashi.
S’kisha me e konsideru konflikt te klaneve dhe te interesave. Asht e vertet qe ka pase pak konflikt”, tha per perlasjen mes LDK e PDK ne senacen e fundit ku u diskutue buxheti i Kosoves.
E disa pyetje te drejtueme per Gashin, nga moderatori Jupolli për koalicionin PDK-LDK, Gashi nuk dha pergjigje tue thane se keto pyetje duhet me ju ba dikujt tjeter.
“Krejt cka po vrehet asht se ka konflikt per interesa”, tha nder te tjera Gashi.