Lajmet e fundit

Gashi: Vit i suksesshëm e Drejtoratit për Zhvillim Ekonomik në Pejë. Buxheti mbetet sfidë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Pejë ka mbyllur vitin me një konferencë për media ku ka folur Drejtori i këtijë dikasteri Artan Gashi. Gashi para mediave ka prezantuar edhe në formë tabelare raportin një vjeçar të punës për vitin 2015. Në raport janë përmbledhurë në mënyrë të detajuar aktivitetet e drejtorisë në bazë të buxhetit dhe planit të punës si dhe disa projekte të cilat janë fituar si grante nga donatorët e jashtëm e që janë menaxhuar nga stafi i kësaj drejtorie. Gashi ka rekapituluar arritjet e tij dhe të stafit duke potencuar përgjegjësitë e dikasterit të tij e në të cilat është shprehur i bindur se është bërë një punë maksimalisht e kënaqëshme brenda mundësive ekzistuese. “Vlen të theksohet se Drejtoria për Zhvillim Ekonomik është përgjegjëse për, Hartimin e planeve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Komunës, Hartimin e planeve konkrete për zhvillimin e industrisë zejtare, Hartimin e planeve për shfrytëzimin e burimeve ekonomike që janë brenda Komunës,Hartimin e planeve konkrete për zhvillimin e Ekoturizmit, Krijimin e kushteve të qëndrueshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme, Lëshimin e lejeve për shërbime duke përfshirë transportin lokal publik, shërbimin e taksive si dhe lejet e tjera të përcaktuara me ligj. Andaj në të gjitha këto çështje ne kemi arritur të ofrojmë qasje dhe shërbime për të gjitha palët. Stafi ynë ka punuar ndershëm dhe mirë edhe pse sfidë për ne mbetet buxheti”-ka deklaruar drejtori Gashi. Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik tashmë ka ndarë zonat turistike dhe projektet e turizmit, si zona e parë që është zona e qytetit të Pejës, zona turistike e Rugovës, zona turistike e Radacit dhe zonat turistike EST (Edukim, sport, turizëm). Sa i përket buxhetit, drejtori Artan gashi e ka paraqitur edhe me shifra para gazetarëve. “Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Pejë buxhetin vjetor e ka prej rreth 60 mijë eurosh, ndërsa ne kemi fituar edhe projekte në bashkëfinancim me Komunën dhe donatorët e jashtëm siç janë ato të Restaurimit të Hambarit të Mullirit “Haxhi Zeka”, hapësirat publike në zonën EST, projekti i Çarshisë së Gjatë dhe markimi (shënjezimi) i shtigjeve turistike. Poashtu kjo Drejtori ka organizuar edhe disa vizita inkurajuese ne bizneset e vogla prodhuese të Komunës së Pejës dhe disa konferenca informuese për bizneset.”-ka përfunduar Gashi. Artan Gashi vie si drejtor i Zhvillimit Ekonomik në koalicion qeverisës në Pejë LDK-PDK, duke i takuar subjektit politik PDK. Ditë më parë në 16 vjetorin e themelimit të këtijë subjekti në Pejë, kreu i degës së PDK-së, Xhavit Haliti kishte deklaruar se drejtorët e PDK-së në qeverisjen e Pejës, janë mburrja e partisë, veçanërisht sa i përket ndershmërisë dhe shembullit se asnjë nga ta nuk ka lëndë as paraqitje për afera korruptive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.