Lajmet e fundit
Gashi:Dita e implementimit të ligjit në Prevall

Gashi:Dita e implementimit të ligjit në Prevall

Sot është dita e intervenimit në Prevallë, dita e zbatimit të ligjit, e kthimit të besimit se ne, duam dhe duhet ta mbrojmë natyrën, këtë pasuri që i përket të gjithëve –tha Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Dardan Gashi, me rastin e fillimi të aksionit për rrënimin e Kampingut ilegal në Prevallë

Ai më tej shtoi se deri dje ka mbizotëruar miti i paprekshmërisë ndaj atij kaosi që ishte krijuar në atë zone, që nga paslufta.

Ministri më tej premtoi se do të ketë aksione të tilla edhe në pjesë të tjera të Prevallës.

“Aksione do të ketë edhe në pjesën tjetër të Prevallës, ku shumica e tyre kanë leje por që kanë tejkalime, për të kthyer gjendjen e mëparshme, tani dua të shtoj se ky veprim nga ne nuk eshte asgje e jashtezakonshme por eshte implementim i ligjit. Po ashtu, për t’i bërë me dije çdo abuzuesi me natyrën se shteti, vepron”, tha Gashi.

Ndryshe, pos rrënimit e 76 vikend-shtëpive dhe largimin e dhjetëra kampshtëpive, kompania menaxhuese e këtij kampingu do t’i bart edhe shpenzimet e rrënimeve.

Në mbështetje të inspektoratit të MMPH-së dhe zyrtarëve të Parkut Nacional ka dalë dhe njësia speciale e Policisë së Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published.