Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka kërkuar nga sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi sqarime se kush ka shpenzuar afër 10 mijë euro për bileta në emër të deputetëve.
Gaxherri po ashtu kërkoi llogari nga sekretari i Kuvendit të dijë pse një libër i autorit Bardhyl Mahmuti, prej 250 ekzemplarëve ka kushtuar 8 mijë euro.
Deputetja e LDK-së këto pyetje i ka bërë gjatë shqyrtimit të raportit gjashtë mujor të shpenzimeve të Kuvendit.