Turqia rrëzoi sot një avion rus, duke ngrirë marrëdhëniet turko-rusë dhe duke i hapur rrugë një konflikti të rrezikshëm.
Prej kohësh turqit po ndihmojnë xhihadistët në Siri, qoftë ata të ISIS, apo kaedistët e Al Nusra.
Ndërkohë që Rusia po godet pa mëshirë të dy këto grupe me bombardimet e përditshme.
Turqia po përkrah ekonomikisht, dhe jo vetëm, “vëllezërit myslimanë sirianë”, të cilët shpallën “luftën e shenjtë” para disa javësh kundër Moskës.
Turqit po tregojnë kështu se nuk kanë ndërmend të fshihen: ata janë në krah të ISIS.
Kjo u duk edhe nga reagimi i Erdogan pas rrëzimit të avionit rus.
Ai thirri në takim vendet e NATO-s dhe nuk telefonoi Putinin për sqarime.
Rusia goditi në 24 orë 472 objektiva xhihadiste fundjavën që lamë pas dhe rrëzimi i avionit rus mëngjesin e sotëmm sjell disa pyetje:
Kush e menaxhon trafikun e naftës në Siri?
Kush janë përfituesit kryesorë?
Kujt i përkisnin karvanet e goditur nga Rusia gjatë fundjavës?
Kush e di se çfarë të dhënash do të dilnin nëse hetohej në këtë drejtim.
Por një gjë është e sigurt, rrëzimi i avionit rus është gabimi më i madh i kryer nga qeveria islamiste e AKP.
Vladimir Putin ishte i qartë: Ky veprim do të ketë pasoja tragjike!
Dhe Erdogan duhet ta kuptojë se “linja e kuqe” e Putin nuk është e njëjtë si ajo e Obamës…