Lajmet e fundit

Gazetarët e quajnë të izoluar e arrogante Qeverinë Mustafa

Qeveri e izoluar dhe arrogante në raport me kërkesat e gazetareve po cilësohet qeverisja e Isa Mustafës.

Shumica e pyetjeve të dërguara nëpër dikastere të ndryshme të qeverisë mbesin pa përgjigje.

Dy institucionet më së paku bashkëpunuese, janë Ministria e Punëve të Jashtme dhe kabineti i kryeministrit Mustafa.

Por kthimi i përgjigjeve nuk është problemi i vetëm. Institucionet qeveritare hezitojnë ta respektojnë edhe ligjin për qasje në dokumente zyrtare.

Por qeveria nuk ka qenë transparente për publikun edhe në aspekte të tjera. Shumë prej marrëveshjeve që kanë dalë nga procesi i dialogut, si dhe vendime të rëndësishme nuk janë sqaruar, ndërkohë që janë dhënë interpretime të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.