Këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deklaratave të Vetëvendosjes se viti i ri fillon më 9 janar, ditën kur do të mbahet protesta e opozitës, raporton Kosovanews. Ai në një shënim në Facebook ka ironizuar me këtë deklaratë të Vetëvendosjes.
Ja shënimi i plotë i Gecajt në Facebook:
Babadimrat e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes, paskan vendosë me e nisë edhe historinë nga ata vetë, duke krijuar kështu edhe vitin e tyre kalendarik. Dhe kjo. pas gjithë atyre “dhuratave e bakshiseve” të cilat na i dhanë gjatë vitit të kaluar, si vetë, gazi lotësjellës, koktejet molotov, gurët kundër ruajtsve të rendit, dëmtimit të pronës publike e private, si dhe shumë e shumë “dhurata” të tilla të pazakonta. Të shpresojmë se do të mjaftohen me inaugurimin e kalendarit të tyre vetanak, dhe se do t’a lënë Qeverinë të funksionoi dhe punoi për qytetarët e Republikës, jashtë kërcënimit permanent nga brigadat e tyre të kuqe, tani të mbuluar edhe me petkun e babadimrave!