Lajmet e fundit

Gecaj: Mustafa nuk është përgjegjës

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se ky vendim duhet studiuar dhe më pas mund të kemi qëndrime të qarta, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi parapa edhe në marrëveshje se edhe statuti kur të bëhet do të shkoj në Gjykatën Kushtetuese, arsyeja është që të shikohet a ka në ndonjë pikë shkelje”.

“Ne do ta shikojmë do ta studiojmë këtë vendim”.

“Nuk mund ta them a e hedh poshtë pa e studiuar mirë”.

“Opozita nuk lejoi diskutimin në Kuvend”.

Gecaj ka theksuar, më tutje, se ka dallim mes mospërputhshmërisë me frymën dhe me Kushtetutën në tërësi.

“Nuk është njëjtë si antikushtetuese si nuk është në përputhje me frymën e Kushtetutës”.

“Këtu po shoh që: pika katër, statuti duhet të përmbushë standardet kushtetuese, si po e vlerësoj këtu po thuhet që në formimin e statutit të jemi më të kujdesshëm”.

“Zoti Mustafa do të ishte përgjegjës nëse do të thoshte së marrëveshje nuk do të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.