Lajmet e fundit

Gecaj: Shpend shko n’shpi, po e shkatërron Prishtinën

Zëvendësministri Bajram Gecaj i ka kërkuar Shpend Ahmeti ta lë pozitën e Kryetarit të Prishtinës dhe të shkojë në shtëpi pasi po e shkatërron qytetin bashkë me zyrtarët tjerë të Vetëvendosjes.

Gecaj ka thënë se për dy vite të udhëheqjes së Prishtinës asnjë prej premtimeve të tij s’është realizuar. As s’ka 24 orë ujë të pijshëm, as s’ka parkingje, as s’ka transport urban më të mirë.

“E përderisa na e shkatërron qytetin, premtimet e tij të shumta për ujë 24 orë në ditë, për parkingje e trotuar, për transport urban…., të gjitha tanimë i ka marrë FRYMA dhe kanë rënë në ujë; ai tani po përbuzë votën dhe po shkatërron qytetin e atyre votuesve. SHPEND SHKO N’SHPI!”, ka shkruar Gecaj.

 

SHPEND SHKO N’SHPI!

Në vitin 2010 formohet një parti politike e cila e prezantonte veten si një alternativë e re në skenën e atëhershme politike Kosovare. Ajo parti e cila mbijetoi vetëm dy muaj, për shkak të një disfate fatale elektorale, asokohe mburrej me NEWBORN-in, duke e prezantuar si të arritur vetanake, dhe njëkohësisht e shihte veten si avancuese të Republikës dhe të simboleve të saj. Ndërkohë, mbrojtësit tranzicional të Republikës befasishëm u bashkuan me ÇAVEZ-ët e rinj anarkistë të Al Binos, dhe përnjëherë e papritur u transformuan në urrejtës, përbuzës, shkelës e shkatërrues të mu asaj Republike.

Shpend Ahmeti dhe FRYMA-gjinjtë e tij, dje e vunë qytetarin e Republikës në lajthitje, pasi që ata nuk kuptonin nëse po shihnin kryetarin duke e mbrojtur qytetin e tyre, për çka edhe i kishin dhënë votën, apo duke i vënë flakën mu atij qyteti; nuk e kuptonin nëse vota e tyre po e mbronte Republikën apo nëse fryma i kishte hedhur FRYMA-gjinjtë në gjirin e anarkistëve, huliganëve e brigadave të kuqe.

E përderisa na e shkatërron qytetin, premtimet e tij të shumta për ujë 24 orë në ditë, për parkingje e trotuar, për transport urban…., të gjitha tanimë i ka marrë FRYMA dhe kanë rënë në ujë; ai tani po përbuzë votën dhe po shkatërron qytetin e atyre votuesve. SHPEND SHKO N’SHPI!

Leave a Reply

Your email address will not be published.