I ftuemi i pare ne emisionin Rrokum Roll ishte Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj.
Gecaj tue e bazue biseden ne 4 pikat e liberalizimit te vizave, te cilat kane te bajne me korrupcionin tha se nga momemti kur Mustafa asht ne Qeveri, kjo qeveri nuk ka pase afera politike.
“Shume shpejt keni me pase raportin e plotë nga kryeministri i Kosoves”, tha Gecaj tue diskutue per punen e Qeverise ne kete vit.
Simbas tij, Qeveria u ngulfate nga tentimet e anarkisteve qe dojne me permbys shtetin.
“Une vazhdimisht e quej levizje anarkiste-levizjen Vetevendosje, e mbas anarkise vjen diktatura”, sqaroi Gecaj.
“Duhet me gjete motivin ata qe thone se Kosova po fale toke”, tha Gecaj ne lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.
“Mustafa ka thane se kushdo qe ka dyshime le te vjen me i tregue, por une kam pyt ne komision, e ata me kane thane se nuk kane ardh kurre”.
Gecaj rikujtoi ftesën e Kryeministrit Mustafa per opozite, lidhun me temen e Komisionit per Demarkacionin.
“Dera asht ende e hapun”, tha ai.
“Ka deputet qe s’e kane votue kryetarin e partise se tyne per kryeminister te vendit”, sqaroi Gecaj tue diskutue per demokracine ne partine LDK.
Gecaj tha se jane 10 deputet gjithsej qe kane votue kunder Mustafes per Kryeminister, po qysh tha ai, ata jane ende pjese e LDK e kjo deshmon se ka demokraci ne LDK.
“John Kerry tha se ata nuk kishin me lejue rrezikimin e sovranitetit te Kosoves”, tha Gecaj gjate bisedes per Asociacionin e Komunave me shumice serbe.
“Opozita moti nuk ka pase argument, keto dy marreveshje kane qene vec preteks per me krijue probleme apo per me rrxue pushtetin”, tha Gecaj.
“Nese opozita thote se ka mangesi, le te vijne me diskutue”, i bani Gecaj thirrje opozites.
https://www.youtube.com/watch?v=2biM3efWZ9o