Lajmet e fundit
Geci: Ja përse u pajtova me Azem Sylën

Geci: Ja përse u pajtova me Azem Sylën

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, sqaron se “Azem Syla më tha se tjetër politikan ka urdhëruar vrasjen time, e jo ai”.

Vetë kryeministri Hashim Thaci ka marrë mundin të shkojë në odat e Drenicës me mision pajtimi. Bashkë me zëvendësin e tij në PDK, ish-kreun e SHIK-ut, Kadri Veseli, kryeministri ka takuar Gani Gecin, të martën në mbrëmje dhe të mërkurën gjatë ditës

Konflikti në mes të Gecajt dhe Syles duket se ka marrë fund, me ‘besën’ e Hashim Thaçit. Syla e Geci kanë shtërnguar duart, në një takim që është realizuar të mërkurën. Burimet kanë treguar se në takim kanë marrë pjesë edhe Kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Nuk është Azem Syla, por një tjetër politikan aktiv kosovar ai që ka dhënë urdhër për vrasjen e Gani Gecit. Ky është përfundimi që ka rezultuar nga takimi i 29 tetorit në Drenicë në mes të ish deputetit të LDD-së, Geci me kryeministrin Thaci, ish shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli dhe Azem Sylën. Duke folur në emisionin Interaktiv të Kohavisionit, Geci është dukur se është pajtuar që të lë anash zënkat me Azem Sylën sidomos për shkak të një informata që tre zyrtarët e lartë të PDK-së ja kanë dhënë atij. Është një tjetër politikan aktiv kosovar që ka dhënë urdhër për vrasjen e tij. Geci gjatë intervistës ka thënë se gjatë bisedës i është lënë të kuptohet se kush mund të jetë ky person, i cili “nuk është anëtar i PDK-së, por një partie tjetër”.

Para dy ditësh për pak sa nuk ndodhi tragjedi në Skenderaj kur Geci së bashku me pjesëtarë të familjes thanë se u provokuan nga prania e Azem Sylës kur ky i fundit kaloi afër lokaleve të Gecit, pas mitingut të PDK-së në këtë qytezë. Gjatë një interviste të mëparshme, Azem Syla kishte deklaruar se është ai që ka dhënë urdhër për vrasjen e Gecit, por gjatë takimit të mbrëmshëm Syla sipas ish deputetit kosovar ka ndërruar mëndje duke u arsyetuar se ai nuk është deklaruar për këtë gjë, dhe se ca gjëra nga ajo intervistë janë nxjerrë mes rreshtash. Gani Geci e ka konfirmuar se takimet do të vazhdojnë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, ndërsa nëser do të rrëfehet para prokurorëve të EULEX-it. Më poshtë mund të shikoni edhe njëherë deklarimet e Azem Sylës në kohën kur “99% e konfirmon” urdhërin për vrasjen e Gecit

Leave a Reply

Your email address will not be published.