Ndeshja historike me Serbinë ka mobilizuar një ‘armatë’ të tërë artistësh nga estrada.
Disa prej tyre arritën të sigurojnë biletë si në rastin e Zaiminës e të tjerë këtij momenti sportiv i kushtuan këngë.
E edhe Genc Prelvukaj ka dhënë kontributin e tij. Reperi i njohur me hitin ‘Albanian’ bashkë me Milotin si Etno Engjujt ka vendosur që atmosferës t’i bashkangjitet me vendosjen flamurit në ballkonin e banesës së tij në Prishtinë.
‘Përshëndetje nga Shqipëria e sipërme. Flamur i madh në banesën time në qendër të Prishtinës. Drejt fitores. Krenar që jam Shqiptar’ – ka shkruar reperi.
Ky gjest të cilin Genci e tregoi në rrjetet sociale është pëlqyer dhe komplimentuar nga ndjekësit. /Prive.al/
A photo posted by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on