Pas pushimeve të verës, Ghetto Geasy, i është rikthyer skenës dhe koncerteve. Kësaj radhe ai ka mbajtur një koncert të madh në Gjermani për fansat e tij të shumtë shqiptarë në Shtutgard.
Mirëpo siç shihet edhe në foto, lideri i grupit “BabaStars” është vetëm duke performuar në koncert, pa shoqërinë e Agon Amigës.
Ndërkohë burime të “Express” kanë thënë se, në këtë koncert të Getit është edhe Marina Vjollca, për të cilën vazhdimisht është thënë se Geti është në lidhje me të.
Mbase kjo është shenja e parë që Geasy po e provon veten si solo-artist, pa shoqërinë e Agonit, i cili ishte shumë i përfolur për ndarjen e tij nga bashkëshortja dhe lidhja që u tha se ai ka me Afërdita Dreshajn.
Një gjë është e sigurtë, edhe pse pa Agonin, Ghetto Geasy me vete ka pasur të dashurën e tij, Marinën, e cila është parë bashkë me të rrugëve të Shtutgardit.