Charlie Hebdo për gazetari, RTK për parti
Sulmet terroriste kundër fjalës së lirë nuk ishin luftë midis myslimanëve dhe “të tjerëve”. Kjo ishte një luftë për lirinë e shprehjes dhe kundër ekstremizmit.
Të nderuar lexues,
Terrorizmin ndërkombëtarë kundër lirisë së shtypit, është diçka, që ne, fatkeqësisht, duhet ta presim. Ne kemi parë se gazetaria e lirë dhe e pavarur është bërë një objektiv për terroristët. Te luftosh këto rryma ekstreme, shpesh, të kushton edhe me jetë.
Mediat kanë një mision shoqëror. Për RTK-në, si medium publik, do të thot kontribut në sferën publike, nëse shumëllojshmëria e mendimeve, besimeve dhe qëndrimeve mund të bashkjetojnë dhe, mund të përmbushin njëri-tjetrin. Për shoqërinë tonë është thelbësore që të kemi një debat të lirë dhe shumëllojshmëri të mendimit, kuptohet, nëse jemi të interesuar në ndërtimin e urave në mes të grupeve të ndryshme.
Pjesë e rëndësishme e debatit tonë publik, është edhe sfida ndaj pushtetarëve dhe udhëheqësve. Ndonjëherë, ky debat është argëtues, herave tjera është “luftë e rëndë”; Është kritikë që “të djegë”. Ndonjëherë, kjo, mund të jetë lënduese për individë apo për grupe që ndihen të prekur. Por, në një shoqëri të lirë “duhet lejuar” sfidimi i autoritetit dhe, të provokohen edhe kufijtë e tij.
Ja një shembull i mirë i lirisë së shprehjes: Kur presidenti francez, Hollande, doli në publik dhe mbrojti të drejtën e revistës satirike për të botuar karikaturat e shumëpërfolura, për shumëkë, kjo sjellje e tij dukej paradoksale. Duhet theksuar se, kjo revistë ishte revista që ishte tallur më së shumti me presidentin. Por ky nuk ishte paradoks. Përkundrazi, këtu mund të gjejmë një lidhshmëri të rëndësishme filozofike: Në një vend me liri politike dhe me liri të shtypit, ne kemi nevojë për udhëheqës që “dalin para” dhe mbrojnë të drejtën e lirisë së shtypit për të kritikuar dhe për të sfiduar pushtetin – madje edhe nëse kjo kritikë prekë edhe vet ata.
Më mirë skllav i publikut se skllav i padronit
Detyra e mediumit publik, është pashmnagshëm, beteja për të siguruar lirinë e shprehjes dhe për të siguruar kufijtë e sajë shumë “të ndieshëm”.
Ne duhet të jemi në gjendje për ta mbrojtur të drejtën edhe të atyre që shprehen “fyeshëm” dhe “diskutueshëm” – madje edhe kur ata vetë mendojnë se është “e gabueshme” për të publikuar këto thënie.
Një redaktor i një reviste satirike ka, padyshim, detyrë shumë më tjetër se sa një drejtor i një radiotelevizioni publik. Megjithatë, është e qartë se Charlie Hebdo tregon një frymë mbresëlënëse për të luftuar “për stilolaps të lirë”, ndërkaq RTK-ja dhe drejtori i sajë treguan një frymë mbresëkeqe që sfidojnë “stilolapsin e lirë”
Beteja kundër Vetëvendosjes edhe në RTK
Ja një shembull i keq i atijë që do të duhej të ishte vet “lapsi i lirë”. Pas shkrimit tim kritik ndaj letrës autoritare dhe kërcnuese drejtuar kolegëve të tij gazetarë, “ Njet” drejtor “njet”, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, z. Shala, në publik, hapur e me fodullëk përdori fjali të coroditura, fjalë të pavend dhe gënjeshtra (si: “shkrime raciste” dhe “aktivist … i VV-së me librezë”). Shiqoni kopjen e bashkëngjitur të shkrimit të tije në profilin e tij të fb)
Të nderuar lexues,
Liria e shprehjes është dhe mbetet më themelorja e të gjitha të drejtave, sepse ajo përbën një parakusht për demokracinë, zhvillimin, kritikën dhe ardhmërinë.
Beteja në të cilin gjindemi ne, betejës që nuk mund ti ikim aq larg, është se, liria e shprehjes, në natyrën e sajë, është shumë e gjerë. Ajo të jep hapësirë për shprehjet që, shumica prej nesh, herë pas here, do ti konsdideronte si fyese dhe të egra. Kjo është e pakëndshme, por e domosdoshme për hapsirën publike. Apo jo?