Lajmet e fundit

Gjakova : Aktrimi i pushtetit në skenën aktuale krijon një iluzion jetëshkurtër ku ata do të përmbysën nga vota ndëshkuese e popullit…

Të kesh një ndjesi për probleme të një vendi të varfër si i yni, atëherë edhe shtresa e të pasurve së bashku me të varfëritë, mbetën të varfër veç se , ne këto rrethana vlen thënia për të pasurin “mi jap parat po ta japi nderen dhe burrninë”.
Një ndër arsyet pse gjërat nuk shkojnë mirë në Kosovë është papërgjegjshmëria ndaj qytetarit që kanë përfaqësuesit e elitës së vendit, pra atyre që kontrollojnë politikën dhe ekonominë dhe që kanë në dorë levat që mund të sjellin përmirësimin, pra as që behet fjalë apo mënyrë për t`i mënjanuar ata nga skena.
Një vend vështirë se mund të ketë jetë shkencore, artistike, kulturore e sportive edhe me kritike behet gjendja po që se pushteti dirigjohet prej oligarkëve “demokrat” ik që ata vetë kanë ndërtuar dhe që e mban vendin tonë të pa zhvilluar që vendin e benë më një shoqëri jo të tw pakënaqur, të dëshpëruar, të revoltuar , madje- madje edhe me inercion agresiv.
Ketë pushtaret shohin dhe dinë të barrikadohen me arrogancë në situatën e krijuar. Kur vihet në pikëpyetje pozita e tyre, atëherë mobilizohen ashpër, me agresivitet dhe me veprime jodemokratike duke u fshehur nën ombrellën e pushtetit. Pastaj nga veprimet e tyre tw gabuara, nxitëse dhe represive lind reaksioni i shoqërisë, por edhe ne ketë rast dinë, për momentin, te konvertohen në qengja të maskuar me butësinë që shfaqin para objektivit të kamerave.
Ky aktrim i pushtetit në skenën aktuale krijon një iluzion jetëshkurtër ku ata do të përmbysën nga vota ndëshkuese e popullit… 

Përfundon në profilin e tijë soclial të Facebook-ut

Musa Gjakova – Antarë i Kryesisë Qendrore të AAK/së .

Leave a Reply

Your email address will not be published.