Lajmet e fundit

Gjakovarët “racista”, kërcënojnë gazetaren e Express Rozë (Video)

Ekipi i emisionit Express Roze, kanë realizuar para do ditesh një kronikë me qytetarët e Gjakovës me të cilët kanë biseduar për dallimet mes “qytetarëve dhe katunarëve” që në këtë qytet fatkeqësisht ekzistojnë. Ata vetë janë deklauar se janë këto dallime. Por tash kur krejt Kosova po qesh me këtë fenomen që ende është në atë këtë qytet që dikush e quan “djep i kultures” , gjakovarët kanë kërcënuar gazetaren e Expressit. Lajmin e ka bërë publik drejtoi i kësaj gazete, Berat Buzhala.

“A është kjo e mundur? Individë të frustruar nga komuna e Gjakovës po vazhdojnë t’i kërcënojnë dy gazetaret e Gazetes Express, emisionit Rozë, për shkak të një rubrike, atë te Vox Populi, ose Vox Pop”,shkruan Buzhala në Facebook.

Nuk kanë faj gazetarët pse gjakovarët janë të tillë. Shikojeni kronikën dhe gjykoni edhe ju

Leave a Reply

Your email address will not be published.