Lajmet e fundit

Gjakovë: Paraqiten si mjekë vjedhin aparaturë 80 mijë euro

Tre persona dje kanë vjedhur aparate në vlerë prej 80 mijë euro në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pronari i këtij spitali që ka raportuar rastin, ka thënë se tre persona të panjohur me një veturë private por me shenja të ambulantes, janë prezantuar si punëtor të spitalit tjetër dhe kanë marrë tre aparate me vlerë 80 mijë euro.

Për këtë rast, është arrestuar roja i spitalit por më pas është liruar për procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.

Fjalët kyçe: Mjekët, Spitali, vjedhje

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.