Edhe Ardit Gjebrea ka reaguar në lidhje me sulmet e tmerrshme terroriste të Parisit. Jo vetëm Franca është e shokuar
Gjebrea përcjell mesazhin se kush beson në Zot, nuk mundet të marrë të drejtën e tij! “Franca sërish… Atje mund të isha unë, mund të ishe ti, mund të ishte nëna jote, babai yt, vëllai apo motra jote, çdo njeri i dashur mund të ishte mes të vrarëve aty… Me ç’te drejtë akoma, në këtë shekull të ri ende kafshëria primitive vret? Në emër të kujt i merr jetën tjetrit? Si mundet? Por kujdes: Mos fyeni një besim fetar ndryshe nga i juaji, cilido qoftë ai, pasi grupime të caktuara, nuk mund të përfaqësojnë një komunitet të tërë, që besimin e kanë shërim dhe paqe për shpirtin e tyre.