Dy persona kanë ndërruar jetë në qytetin e Durrësit, në rrethana të dyshimta. Një 32- vjeçar me iniciale E.Gj., dyshohet se është vetëhelmuar me fostoksinë, në banesë.
Ditën e djeshme ai është gjetur nga të afërmit në gjendje të rëndë, ku pavarësisht çdo ndihme të dhënë ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë. Si shkak i kësaj ngjarje, dyshohet se ai vuante nga depresioni, por ende nuk dihen detaje të plota të rrethanave që e kanë shtyrë drejt fundit fatal.
Ndërkohë po dje është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë 47- vjeçari L.Sh., banues në Katund-Sukth. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Paraprakisht dyshohet se vdekja e 47- vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale.