Lajmet e fundit

Gjendet eksploziv te xhamia në Drenas

gjamiaËshtë gjetur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit në xhaminë e qyteti të Drenasit, njofton Klan Kosova.
Imami Osman Musliu, i cili shërben në këtë institucion fetar ka thënë për Klan Kosovën se në momentin kur u gjet lënda shpërthyese në xhami kishte edhe fëmijë.
Ai është shprehur i tmerruar me situatën e krijuar kur u mor vesh se në oborrin e xhamisë kishte eksplozivë, ndërsa shtoi se kjo vepër ka ardhur nga njerëz profesionistë në të tilla gjëra.
“Zoti na shpëtoi nga ky tmerr, se patëm të vdesim të gjithë. Ata që kanë vendosur eksplozivin në xhami duket se kanë qenë profesionistë të njëmendët”, ka thënë Musliu.
“Për momentin jam duke dhënë deklaratë në polici në Drenas”, pohoi Osmani “policia është në xhami ende, dhe po marrin masa se si të veprohet me eksplozivin e gjetur. Në dhe përreth xhamisë ka pas njerëz – ka pasur edhe fëmijë”.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se njësitet për deminim po merren me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.