Steve Gohouri është gjetur i vdekur në lumin Rhine në Gjermani.
Ish mbrojtësi i skuadrës Wigan Athletic, Steve Gohouri, i cili ishte zhdukur natën e Krishtlindjeve, është gjetur i vdekur në lumin Rhine.
Policia e Dusseldorfit e ka konfirmuar lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të lojtarit, duke thënë se në të nuk kishte shenja dhune.
34 vjeçari që së fundmi iu bashkua skuadrës SV Steinbach, është parë për herë të fundit në ahengun e klubit për Krishtlindje, para se të nisej për në shtëpi.