Një person është gjetur i plagosur pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Patosit.
Nga të dhënat e fundit mësohet se personi në fjalë është gjetur nga kalimtarë të rastit në lagjen “1 Maji”, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Edmond Nazëra, 41 vjeç u gjend i plagosur në rrugë, ndërkohë që nuk dihen rrethanat e plagosjes dhe as autorët. Autoritetet kanë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen.