Një mjet shpërthyes është gjetur sot rreth orës 9 në rrugën “Adem Voca”, pranë objektit të “Unitetit” në Mitrovicë.
Rreth orës 13 mjeti shpërthyes është tërhequr nga njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-i.
Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
Pa dhënë detaje tjera, Zahiti tha se Policia po heton rastin.