Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në breg të liqenit të Ohrit.
Sipas policisë, viktima dyshohet të jetë rreth të 25’ve. Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarët e rastit në breg të liqenit të Pogradecit.
Sipas policisë, viktima nuk ka shenja dhune në trup, por për identifikimin e tij.
Trupi i të riut do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për ngjarjen.