Disa kallashnikovë janë gjetur në një makinë të braktisur që besohet se janë përdorur nga disa sulmues të Parisit, thonë burimet gjyqësore franceze.
Makina e zezë “Seat” u gjet në periferi lindore të Parisit Montreuil të dielën, duke sugjeruar se disa nga sulmuesit e larguan.
I pari nga shtatë sulmuesit e vdekur u emërua si Ismail Mostefai,ku gjashtë njerëz të afërt të tij janë në paraburgim.
Franca është në tri ditë zie për 129 njerëz të vrarë në sulmet e së premtes.
Një shërbim i veçantë për familjet e viktimave, 350 persona të cilët ishin plagosur, dhe të mbijetuarit e tjerë do të mbahet në Katedralen Notre Dame të Parisit sot në orët e mesditës.