Familja Gela në fshatin Mihaliq të Vushtrrisë, nuk kanë shumë shumë vizitorë.
Ndër të rrallët që e vizitojnë këtë familjes është Behxheti që është fqinj i tyre, njofton Klan Kosova.
Ai tregoi se të katër gratë që jetojnë në këtë shtëpi kanë probleme mendore, dhe sipas tij ato kanë nevojë urgjente për pakujdesje e sidomos pas vdekjes së kryefamiljarit, Nezirit.
E për vdekjen e babait të tyre nuk janë të vetëdijshme vajzat e tij.
E djali i kësaj shtëpie, Fidaimi, është i gatshëm që të kujdeset për motrat e tij.
Por për këtë gjë po shprehet dyshues një familjarë i tyre, sepse sipas tij ato kanë nevojë për ndihmë nga institucionet.
Ai së bashku me fqinjin e kësaj familje u munduan ta bindnin Fidaimin që t’i dërgojë familjarët e tij në një institucion për përkujdesje shëndetësore.
Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë dhe të kuptoni për gjendjen e familjes Gela nga fshati Mihaliq.
Kronikë nga Arbresha Shpati.