Familja – Dikur martesa te të njëzetat ishte normë, por sot gjithnjë e më shumë çifte po zgjedhin që të martohen në moshë më të pjekur. Sidoqoftë, ajo ende shfaq avantazhe e të vërteta, të cilat mund t’i mësoni nga ky artikull
Dikur martesa te të njëzetat ishte normë, por sot gjithnjë e më shumë çifte po zgjedhin që të martohen në moshë më të pjekur. Pavarësisht kësaj, ka ende disa “zogj” të hershëm, të cilët po e sfidojnë të renë për traditën. Por cilat janë disa nga gjërat që nuk jua thotë askush kur lidhni këmbët në moshë të re?
- Ju mund ta shijoni aventurën e jetës me mikun ose mikeshën tuaj më të afërt. Kur vendosni të martoheni në moshë të re, shpeshherë ky person është edhe miku apo mikesha juaj më e ngushtë që do t’ju shoqërojë në çdo pjesë të jetës. Është diçka argëtuese të mund të shijosh çdo ngjarje të bukur dhe të kesh shpirtin rinor për aventura, së bashku me një person që për ju nënkupton botën.
- Ju mund të ndikoni te tjetri. Kur martoheni në moshën 20-vjeçare, fati juaj i madh është se mund të ndikoni te njeriu juaj i zemrës t’i jepni atij formën që dëshironi, të krijoni sikurse artisti një vepër arti me gdhendje, edhe ju një person që u përshtatet nevojave dhe dëshirave tuaja. Por njëkohësisht edhe ju bëheni ky lloj personi.
- Mësoni kompromisin. Disa nga vendimet më të rëndësishme në jetën tuaj do të mësoni t’i merrni në bashkëpunim me një person tjetër. Individualizmi nuk do të jetë ndër të preferuarit tuaj kur vjen puna për t’i vënë gishtin një zgjidhjeje që do të ketë ndikim të madh në jetën tuaj. Po ashtu, do të bëni lëshime kur t’ju duhet të bini dakord për një çështje të caktuar, megjithëse këto gjëra nuk ju bezdisin, sepse ju do të mësoheni që në fillim.
- Mbështetja. Juve nuk do t’ju mungojë kurrë mbështetja nga partneri ose partnerja. Për shkak se keni ndërtuar një familje që në moshë të re, do të keni gjithnjë një strehë për të përballuar mërzitë, por edhe për të festuar rritjen në karrierë apo përparimin në arsim.
- Merrni mësime mbi financat. Kur nisni një jetë të re me një person përkrah, si partnerin/en tuaj të përhershme në moshën 20-vjeçare, financat nuk janë ato të duhurat. Megjithatë, ju keni njëri-tjetrin dhe ngadalë mësoni dhe fitoni së bashku stabilitet financiar. Kështu ju filloni nga e para me asgjë dhe në fund mësoni të jeni mirënjohës për gjithçka që keni.
- E keni më të lehtë të bëheni me fëmijë. Mosha është një avantazh për të lindur me lehtësi një fëmijë. Trupi juaj është i gatshëm për të pasur fëmijë dhe siç mbështesin edhe studimet, mosha te të njëzetat është koha ideale për të sjellë në jetë një qenie tjetër njerëzore.
- Jeni altruist. Martesa në rini ju bën të mësoni t’u jepni prioritet nevojave dhe dëshirave të një personi tjetër. Kështu, ju nuk mund të vuani nga egoizmi që prek shumicën e atyre që vendosin të martohen në moshën 30-vjeçare.
- Keni fatin të festoni shumë vite së bashku. Njerëzit që martohen me vonesë, nuk arrijnë të festojnë vitet që kalojnë së bashku, si për shembull 50 apo 60-vjetorin e martesës. Këtë privilegj e kanë vetëm martesat e arta të moshës së hershme.
- Rriteni së bashku. Nuk ka gjë më të bukur kur zhvillohesh dhe sheh një person tjetër të shndërrohet me kalimin e viteve përpara syve tuaj. Ata që martohen në moshën 20-vjeçare mund të ndjekin të gjithë vazhdën e jetës së një personi.
- Mësoni së bashku. Çdo gjë në jetë, si në aspektin figurativ, por edhe atë të vërtetë në jetë, filloni ta bëni së bashku. Kështu, ju mësoni rreth botës më shumë se më parë dhe kuptoni atë që doni dhe atë që nuk dëshironi nga kjo botë dhe nga njerëzit e tjerë.
- Keni më tepër energji. Nëse doni të shijoni gjërat si çift, mosha e re është ideale, pasi keni më tepër energji dhe jeni plot jetë. Ju luani së bashku, por edhe bëni gjëra serioze së bashku, sepse bota është juaja dhe ju keni çdo arsye për ta jetuar maksimalisht.
- Planet për të ardhmen janë të lehta. Në rini, çdo gjë është e mundur dhe ëndrrat janë në nivelin e tyre më të lartë. Ju mund të planifikoni çdo gjë në një martesë të hershme. Sa fëmijë do të keni, ku do të jetoni, ku do të punoni dhe kështu me radhë. Gjërat bëhen shumë më të lehta, ndërsa e ndërtoni jetën rreth këtyre bazave që i keni vendosur vetë.
- Ambicia dhe ëndrrat tuaja nuk ndalojnë, për shkak të martesës. Ju filloni të bëheni si çift të etur për të arritur synimet personale e të përbashkëta dhe kështu keni mundësinë ta bëni këtë gjë.
- Martesa në moshë të re ju sjell përgjegjësi. Duke qenë më të vetëdijshëm për përgjegjësitë që keni, bëheni më seriozë dhe i merrni gjërat me rëndësinë e duhur.