Lajmet e fundit
Gjergji i Madh dhe brezat

Gjergji i Madh dhe brezat

Shkruan: Gjon KEKA

Nuk ka histori të kombeve që nuk ka individin në qendër të saj ,madje është historia ajo që lidhet me personalitetet mbikohore që kanë lënë gjurmë në jetën e atij kombi.

Gjergj Kastrioti është nje personalitet kombëtar e ndërkombëtar që qëndron në qendër si të historisë së kombit tonë arbënor ashtu edhe në historinë e përgjithshme europiane dhe botërore.

është pikërisht forca e shpirtit të tij ,guximi, aftësiët ,vlera ditura, që ai ka fituar edhe emrin Gjergji i Madh, sepse ai shkëlqeu me fitore të tij dhe gjenialitetin e tij luftarak. Jo rastësiisht kam shkruar në librin tim mbi këtë personalitet mbikohor se “ ai shkëlqeu me një frymë të atillë qëndrueshmërie ,ai vërjetë ishte i papërkulur në parimet e tij, askush nuk mund ta nënshtronte ,as pushteti barbar i sulltanit me tërë ushtrinë e tij.”

Me gjithkëtë gjatë hulumtimeve të mia që jam duke punuar në librin e rradhës rreth personalitetit të Konstantinit të Madh ,në kërkimet që bëra rreth lietraturës së personaliteteve më të mëdha që kanë lënë gjurmë ,hasa në një libër të botuar në vitin 1772( Gespräche In Dem Reiche derer Todten,…Cyro, und dem ëeltberühmten, starken und tapfern Scanderbeg, König und Herzog von Albanien und Epiro, 1772) ,që si temë kishte bisedën e imagjinuar në mes të mbretit Shqiptar Gjergj Kastriotit dhe atij Cyro. Kjo bised ishte e bazuar në ngjarjet dhe jetën e vërtetë të Gjergj Kastriotit .

 

Aty pash në fakt se si edhe pse libri i shkruar sipas një imagjinate të rrallë ,ai libër më pëlqeu për korrektësin dhe ndjekjen e gjrumëve të atij si një personalitet vendimtar dhe i papërsëritshëm i kombit tonë të lashtë arbënor europian.

Ajo që më pëlqeu tepër ishte edhe foto(që mund të shihni të bashkangjitur) në faqen e dytë të librit që si figura kishte Gjergj Kastriotin dhe Cyron në bashkëbisedim dhe në mes një fëmij që simbolizon brezat, dhe vërtetë ne si breza jo vetëm se duhet ta ruajm në venat tona gjakun e tij por edhe frymën arbënore ,testamentin dhe rrugën që ai ndjeku në mbrojtje dhe ruajtjen e qenies sonë kombëtare europiane dhe civilizimit në përgjithësi.

Jam bindur se Historia është një shkencë e rrallë, një ide vertikale që ka njerëzimi ,pra thënë më saktë libri është një zbulesë e qiellit për racën njerëzore që pa të ai nuk mund ta njeh as të kaluarën dhe as të ardhmen dhe vizionin që duhet ndjek.

Pra të gjitha librat e historisë serioze dhe të vërtetë nuk mund të mos harrojn pa e nënvizuar periudhën e Gjergj Kastriotit dhe gjrumëve që ai la në historinë jo vetëm të kombit tonë ,por edhe të historisë botërore. Gjergji vërtetë kishte në vete diturinë, vlerën ,veprat e mëdha dhe gjakun e vjetër të arbënisë sonë , personalisht jam i lumtur që i përkas gjakut të tij dhe e ndjej thellë në shpirt se pa të ne do të ishim banorë të huaj në tokën tonë ,ose edhe nuk do të ekzistonim gjerë në ditët tona si komb ,ai është shembull për të gjithë brezat ,ai është frymdhënia kombëtare për të gjithë arbënorët që i qëndrojn besnik rrënjëve të tyre të lashta kombëtare evropiane

Leave a Reply

Your email address will not be published.