Lajmet e fundit

Gjermani, autoritetet kërkojnë 12 refugjatë nga Siria

Autoritetet gjermane janë vënë në kërkim të 12 refugjatëve nga Siria të cilët kanë hyrë në Gjermani duke përdorur pasaporta fallco.

Është raportuar se pasaportat fallco janë marrë nga i njejti grup që ishin përdorur edhe nga sulmuesit në Paris, shkruan PJ.
Mendohet se pasaportat janë vjedhur nga një zyrë e pasaportave në Raqqa, në kryeqytetin jozyrtat të Shtetit Islamik.

Lajmi vjen dy javë pasi dy persona janë arrestuar në një qendër refugjatësh nën dyshimet se kanë lidhje me sulmet e Parisit. Të dy të arrestuarit kanë hyrë në Gjermani me pasaporta fallco, në të njejtën kohë kur kishin hyrë edhe sulmuesit e Parisit.

Por, problemet e Gjermanisë shkojnë përtej terroristëve potencialë me pasaporta fallco. Gazeta gjermane Bild, raporton se më shumë se 250 mijë refugjatë, të cilët kanë hyrë në Gjermani gjatë këtij viti, nuk janë sistemuar për shkak të sistemit të dobët të regjitrimit.

Prandaj, mendohet se shumë njerëz konsiderohen të humbur në ‘Europë’. Megjithatë, vazhdon të mbetet pyetja, se mos ndonjëri nga këta refugjatë ka mundësi të jetë infiltruar në ndonjë grup terrorist.
Numri i përgjithshëm i emigrantëve që kanë hyrë në Europë gjatë këtij viti, e ka kaluar shifrën e një milion njerëzve, shifër e cila ka tejkaluar rekordin e emigrantëve europianë që hyjnë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1907.

Leave a Reply

Your email address will not be published.