Dy gra transeksuale janë gjuatur me gurë nga një grup emigrantësh, ndërsa është raportuar se emigrantët kanë bërtitur se ‘njerëzit e tillë duhet të vriten’.
Pas sulmit janë arrestuar tre persona në Dortmand, Gjermani, shkruan Metro, transmeton Kosovanews.
Incidenti ka zënë vend jashtë stacionit të trenit të qytetit, ndërsa policia ka ndërhyrë menjhërë sapo ka dëgjuar që gratë janë duke u abuzuar verbalisht dhe duke u kërcenuar me gurë.
Supozohet se sulmuesit ishin me orgjinë arabe.
Njëra nga gratë e sulmuara për Sat1 ka thënë se ‘ ata ishin barbarë’, ndërkaq tjetra ka theksuar se ato ‘janë gjuajtur me gurë dhe janë fyer’, transmeton Kosovanews.
Viktimat e sulmit pretendojnë se sulmuesit u përpoqen t’i rrembenin ato dhe t’i tërheqnin për flokë, por policia ka reaguar menjëherë.
Nga tre sulmuesit e arrestuar, dy ishin të njohur për policinë në qytetin gjerman./KOSOVANEWS/