Liderja e partisë anti-emigracion në Gjermani, Frauke Petry, në valë të zemërimit publik kundër politikës së kancelares Angela Merkel, i ka bërë thirrje asaj të japë dorëheqje.
“Merkel, duhet të japë dorëheqje. Unë e di, që ajo mund të bëjë një veprim të tillë,” tha ajo para 600 mbështetësve të partisë së saj AFD, transmeton Gazeta Blic.
Petry, partia e së cilës po përjeton një ringjallje të shpejtë, tha se partia e saj ka shanse të mëdha për të fituar zgjedhjet shtetërore që pritet të mbahen në vitin 2017.
Merkel, e cila do të marrë pjesë në samitin e liderëve të BE-së dhe Turqisë, u ka rezistuar presionit nga konservatorët.
Ndërkaq, gjatë një fjalimi në Parlament, në ditën e hënë, ajo është zotuar se Gjermania do të vazhdojë të funskionojë me politikat e saj mbi refugjatët me ‘ dyer të hapura’, duke sfiduar kështu kritikat si mbrenda edhe jashtë vendit.