Lajmet e fundit
Gjermania me ligj të ri për azilin, nuk përfitojnë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Gjermania me ligj të ri për azilin, nuk përfitojnë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Ligji parashikon shpalljen ‘vende të sigurta origjine’ edhe për disa vende të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Sipas ligjit të ri, asnjë qytetar nga këto vende nuk mund të përfitojë azil. Ligji parashikon gjithashtu edhe kufizimin e ndihmave sociale për azilkërkuesit.
Unioni konservator (CDU/CSU) dhe socialdemokratët (SPD) kanë rënë dakord, sipas ministrit të Brendshëm, Thomas de Maizière, “në të gjitha pikat” e planifikuara të reformës së të drejtës së azilit. Ligji parashikon shpalljen ‘vende të sigurta origjine’ edhe për disa vende të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Sipas ligjit të ri, asnjë qytetar nga këto vende nuk mund të përfitojë azil. Ligji parashikon gjithashtu edhe kufizimin e ndihmave sociale për azilkërkuesit. “Koalicioni qeverisës dëshmoi aftësinë e veprimit ndaj krizës së fundit të refugjatëve”, tha politikani kristiandemokrat, de Maizière, raporton Mapo.al

“Ne duhet të jemi më të shpejtë dhe më të koordinuar”, shtoi ai. Grindjet e brendshme lidhur me mosmarrëveshjet e fundit janë tejkaluar.

Këto rregulla duhet të vlejnë për të gjitha rastet e ardhshme te personat të cilët duhet të largohen nga vendi, ose për shpërndarjen e refugjatëve të vendosur në vendet e Bashkimit Evropian. Dispozita në vend të përkujdesjes: këto rregulla janë kritikuar ashpër nga organizatat humanitare.

Ministri thotë se këto rregulla të reja në projektligj vlejnë vetëm për rastet që duhet të zbatohen patjetër. Në projektligj ka dhe rregulla, sipas së cilave edhe disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor shpallen si “vende të sigurta të origjinës”, çka përjashton edhe të drejtën e azilit për shumë qytetarë që vijnë në Gjermani nga këto vende.

Leave a Reply

Your email address will not be published.