Këto pamje kaq fantastike me ngjyra tregojnë se si ishte Gjermania në fund të shekullit të 19-të.
Pak dekada përpara luftërave botërore, që e shkatërruan këtë vend, Gjermania ishte një vend i ri dhe optimist.
Inxhinierët dhe shkencëtarët po i jepnin hov industrializimit dhe Kajzeri kishte popullaritet të madh mes njerëzve të tij.
Tanimë këto foto janë publikuar në një libër nga Taschen.
Bëhet fjalë për më shumë se 800 foto me ngjyra.