Gjermania ka regjistruar 964,574 azilkërkues deri në muajin e 11 të këtij viti, shifër që mund të shkojë deri në një milionë deri në fund të vitit.
Numri i refugjatëve që depërtojnë në Gjermani nuk është ndalur përkundër të ftohtit të sezonit dimëror me një rekord refugjatësh prej 206,101 gjatë muajit nëntor, raportojnë mediat e huaja, transmeton KosovaPress.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në muajin gusht kishte thënë se vendi pret rreth 800 mijë refugjatë deri në fund të vitit, por në bazë të disa dokumenteve të publikuara në tetor, thuhej se Qeveria në mënyrë sekrete parashikonte ardhjen e mëse 1.5 milionë azilkërkuesve.
Gjermania është vendi që ka pranuar refugjatë më shumë se secili shtet anëtar i BE-së. Megjithatë, jo të gjithë azilkërkuesit marrin përgjigje pozitive nga autoritetet e emigracionit në Gjermani dhe gjasat për të siguruar azil në vend varen shumë nga prejardhja.
Numri i azilkërkuesve në Gjermani deri më tani në vitin 2015 është katër herë më i madh se shifra e azilkërkuesve gj atë vitit 2015.