Federata Gjermane e Futbollit i ka thyer rregullat e UEFA-s në futboll. Kjo federatë ka vendosur që të organizoi dy ndeshje miqësore para “Euro 2016”.
Gjermania do të luaj me 29 maj ndaj Sllovakisë dhe me 4 qershor ndaj Hungarisë.
Por ky vendim i Gjermanisë ka shkelur rregullat e UEFA-s ku në nenin 21.05 thuhet qartë se para fazës përfundimtare të Kampionatit Europian, secila kombëtare duhet të luaj vetëm një miqësore.
Ky vendim i Gjermanisë ka hapur debat në UEFA dhe mbetet të shihet se çfarë vendimi do të mirret nga dy Federatat./Indeksonline/