Lajmet e fundit

Gjetaj: Do të jemi në gërmimet në Rashkë

Gërmimet në varrezat e supozura masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi, filluan pa prezencën e përfaqësuesve nga Kosova, mirëpo këto punime të një anshme i ka kundërshtuar pala kosovare nëpërmjet ndërmjetësuesve ndërkombëtar.

Komisioni Qeveritar për të Pagjetur, në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot ndërmjet dy palëve asaj kosovare dhe serbe, është arritur marrëveshja që përfaqësues nga Kosova do të jenë pjesëmarrës aktiv gjatë punimevenë gërmimet vlerësuese, ku dyshohet se ka mbetjeve mortore të trupave të shqiptarëve që janë varrosur në një varr masiv në këtë vend.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj tha për KosovaPress se takimi a-hoc i mbajtur sot mes palës kosovare dhe asaj serbe është bërë që në punimet vlerësuese në regjionin e Rashkës të bëhen me praninë e të dy palëve.

Pala serbe ishte arsyetuar se në mungesë të kryesuesit të delegacionit të Kosovës,nuk kishte marrë përgjigje.

Mirëpo, Gjetaj për KosovaPress, këto arsyetime i ka quajtur naive. Gjetaj tha se e rëndësishmja e gjithë kësaj është që të dy palët janë dakorduar për pjesëmarrje në punimet vlerësuese për fatin e 200 të pagjeturve.

Sipas tij është është përfolur nga pala serbe për 250 trupa, por vitin e kaluar janë gjetur 54 trupa që do të thotë rreth 200 persona kërkohen që mund të jenë në varrezat masive në regjionin Serbe.

Punimet në Rashkë për ndriçimin e fatit të 200 personave, herë pas here do të vizitohen nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit , ndërsa do të caktohen pjesëmarrës nga Mjekësia Ligjore që të jenë prezent gjatë gërmimeve, ku si vëzhgues do të jenë edhe EULEX.

Ndërsa nuk dihet se sa kohë duhet deri në përfundimin e gërmimeve për gjetjen e të zhdukurve që nga lufta e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.