Kanë përfunduar takimet e xhiros së 17-të në Raiffaisen Super Liga e Kosovës.
Skuadra e Gjilanit ka mbyllur stinorin me fitore kundër skuadrës së Istogut, që e mposhti me rezultat 2-1. Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 28’ me anë të Besnik Krasniqit. Kurse në minutën e 43’ Egzon Gashi i Istogut barazoi rezultatin.
Fitoren Gjilanit ja siguroi Gëzim Rusi në minutën e 61’. Kjo fitore e Gjilanit e ngrit atë në pozitën e tret ku ka grumbulluar 29 pikë, një më pak se liderët Feronikeli dhe Llapi.
Në ndeshjen Liria – Besa rezultati ishte 3 me 1 në favor të vendasve, që i gëzohen kësaj fitore, pasi që largohen nga zona e rrezikshëm.
Kurse dueli mes Prishtinës dhe Trepqës89 ishte dramatik në fund ku skuadra e Prishtinës arriti sa siguroi fitoren në fund të takimit. Ndeshja përfundoi me rezultat 3 me 2, pas një takimi edhe me incidente. Golat për Prishtinën i realizuan Shpend Kelmendi, Durim Gashi dhe golin e fitores në minutat e fundit e realizoi kapiteni Driton Krasniqi. Kurse për Trepçen89 shënuan, Shpëtim Idrizi dhe Blerand Kurtishaj.
Me këtë fitore Prishtina mbyll stinorin dhe pritet të këndellet pas rezultateve të dobëta.