Një objekt i dyshimtë shpërthyes është gjetur pranë tregut ushqimor në Elbasan. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.
Sipas policisë, objekti shpërthyes është një bombulë gazi e modifikuar e lidhur me një celular.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere nga Tirana.
Shumë pranë vendit ku u gjet mjeti shpërthyes janë dy shkolla 9-vjeçare, ndërkohë që policia po largon të gjithë personat që ndodhen në tregun ushqimor.
/ Top Channel