Ardian Gjini, Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në emisionin Zona B në Klan Kosova, ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë dhe është shprehur se opozita – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA – mund të hyjnë në zgjedhje në një listë të përbashkët.
Ai deklaroi se opozitarët janë në negociata e sipër për një opsion të tillë.
“Ende nuk ka vendim për të shkuar në zgjedhje bashkë. Nuk janë zgjedhjet nesër, nuk ka përfunduar afati i listave. Kur po them që nuk ka vendim të tillë, nuk po them që nuk do të ketë një vendim të tillë, por nuk është diskutuar në mbledhje, ka ide pro dhe kundër. Gjasat ekzistojnë që ta kemi një listë të përbashkët por nuk ka një vendim”, ka pohoi Gjini.