Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se protesta e 9-të janarit që u thirr nga opozita në Prishtinë, është i pari tubim masiv që bëhet për mbrojtjen e demokracisë në Kosovë.
Gjini i ftuar në emisionin Zona B në Klan Kosova, u shpreh se çdo i 10-ti votues në Kosovë ka qenë prezent në protestën e së shtunës dhe ai thotë se në sheshin e Prishtinës kishte 70 mijë njerëz dhe se rreth 30 mijë prej tyre, ishin të partisë së cilës i përket ai.
“Protesta e 9 janarit ka qenë protesta e parë masive për demokracinë në Kosovë. Ajo që kam thënë është kështu:protesta me sloganin liri, demokraci ka pasur edhe më herët por ato slogane kanë qenë mjet pune. Demokracia në atë kohë është kuptuar sikurse një kërkesë për votë të popullit. Trazirat e 2004-ës nuk kanë qenë për asgjë. Kosova do të paguajë shumë për këto, e madje ka paguar mjaft. Më së paku çdo i 10-ti votues ka qenë në shesh. Besoj që kanë qenë besoj 70 mijë njerëz, sepse mbi 30 mijë njerëz me emër mbiemër e vetura kanë qenë të AAK-së e besoj njëjtë kanë qenë edhe të Vetëvendosjes dhe NISMA-s”, deklaroi Gjini.