Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Twitter se autobusi me besimtarë nga Beogradi është gjuajtur me gurë në Pejë.
“Sapo u informova se autobusi me besimtarë nga Beogradi është sulmuar me gurë në Pejë. Nuk ka të lënduar, por disa xhama janë thyer”, ka shkruar Sava në Twitter.
Kurse njëri nga pesonat që ishte në autobus, Nenad Paniq i ka dërguar redaskisë së “Blicit” fotografi nga autobusi i dëmtuar.
“Edhe pse përcilleshim nga dy patrulla, para kishës së Shën Jovanit në qendër të Pejës janë dëmtuar xhamat e autobusit, por askush nuk është lënduar”, ka thënë Paniq.