Lajmet e fundit

Gjuriq – ambasadorit gjerman: Nuk kërkohet njohje formale por heqje dorë nga Kosova

Kosovës, ka thënë se është e vërtetë që në draftkornizën e Kapitullit 35 nuk kërkohet njohja formale e Republikës së Kosovës, por se kërkohet braktisja e të gjitha mekanizmave të përkohshëm serbë në Kosovë dhe pushimi nga financimi i institucioneve serbe në veri.

“Nuk jemi naiv. Jemi falënderues ndaj Ditmanit. Është e vërtete se de jure nuk kërkohet ndonjë njohje formale e pavarësisë së Kosovës, por ne nuk jemi naiv, dhe nëse dikush pyet, në draftkornizën e kapitullit kërkohet heqja e të gjithë trupit tonë të përkohshëm, ndërprerja e financimit të institucioneve tona…”, ka thënë Gjuriq, transmeton Indeksonline.

Mes tjerash, Gjuriq thotë se kërkohet që ministria e tij t’i paraqesë raporte tre-mujore autoriteteve të Kosovës.

“Mund ta imagjinoni se Ministria e Drejtësise dhe ajo e Brendshme të paraqesë raporte tre-mujore në Prishtinë, sikur të ishim koloni e Prishtinës, dhe ata të mos jenë krahina jonë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.