Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me përputhshmërinë e disa pikave të marrëveshjes për Asociacionin me Kushtetutën e Kosovës.
Gjuriq ka thënë se për Serbinë me rëndësi është marrëveshja e 25 gushtit dhe se nuk përzihen në çështjet e brendshme të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Me rëndësi për Serbinë është marrëveshja e 25 gushtit në Bruksel”.
“Nuk përzihemi në çështje të brendshme të Kosovës”.
“Politika e brendshme e Kosovës për neve nuk është e rëndësishme”.
Më tutje ai ka theksuar se Asociacioni do të krijohet, pasi duhet respektuar marrëveshja e nënshkruar në Bruskel mes dy shteteve.
“Asociacioni do të krijohet, medoeomos dhe marrëveshja e Brukselit duhet të respektohet”.