Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Kosovës Makro Gjuriq ka reaguar kundër vendimit të Bordit Ekzekutiv që pranimi i Kosovës në UNESCO të dërgohet në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate.
Ai për ka thënë se ky është vendim shteteve të mëdha e të fuqishme me të cilat shkelet e drejta ndërkombëtare.
Ai ka theksuar se Serbia do të pushojë dhe do të vazhdojë luftën diplomatike.
“Gjatë ditëve në vazhdim do të vazhdojë lufta diplomatike, sepse beteja për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, sado që është e vështirë, ende nuk ka përfunduar”, ka thënë ai për tanjug, transmeton Koha.net.
Gjuriq ka theksuar se “kurrfarë votimi e ngritje dore nuk mund të ndryshohet historia e as të ndryshohen identiteti dhe kujtesa e popullit tonë”.