Këto krisma fishekzjarresh dëshmojnë se në veri nuk pyet kush për ligjet e Kosovës.Kështu në kishën e Shën Dimitrit në Mitrovicë, serbët lokal po i festojnë krishtilindjet ortodokse, ani pse shteti ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike.
E në ndezjen e dushkajave ka ardhur edhe një mysafir i lartë nga Beogradi.Shefi i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, i shoqëruar nga ministri kosovar për kthim, Dalibor Jevtiq, morën pjesë edhe në liturgjinë e mesnatës që u drejtua nga Peshkopi Teodosije.
Këtu u zotuan të mos e braktisin djepin e serbizmit.E në mëngjesin e së enjtes, këta dy qeveritar nga Beogradi e Prishtina, mësynë manastirin e Deçanit, në konakun e klerikut Sava.
Por, krahas tyre një delegacion tjetër i përzier po lutet në patrikanën e Pejës.