Lajmet e fundit

Gjuriq komenton deklarimet e Maja Kocijançiq

Qeveria e Kosovës duhet të adoptojë një tekst identik me marrëveshjet e arritura mes kryeministrit kosovar, Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, për të formuar statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë për agjencinë e lajmeve Beta, drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, njofton Klan Kosova.

Gjuriq këto komente i bëri pas deklaratës së Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Ajo, sot më herët deklaroi se Bashkimi Evropian “është informuar me vendin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, dhe theksoi se “pret që të gjitha palët të respektojnë vendimin”.

“Ne presim që të gjitha palët të respektojnë vendimin, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të miratohet një akt ligjor nga Qeverisa e Kosovës për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje”, njoftoi Maja Kocijançiq.

Ajo ka folur gjithashtu edhe për rifillimin e dialogut mes dy vendeve, tha se takimet pritet të rinisin në fillim të 2016-ës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese konstaton se parimet e përgjithshme të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk gjejnë pajtim të plotë me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.