Drejtori i Zyrës së Qeverisë serbe për Kosovën Marko Gjuriq do të takohet nesër në Beograd me përfaqësuesit e serbëve në institucionet kosovare të cilat i financon Serbia, njoftoi zyra e Gjuriqit.
Siç transmeton KosovaPress-i, në takim do të marrin pjesë shefat e pesë rretheve drejtuese dhe kryetarët e organeve të përkohshme të 29 komunave në Kosovë, deputetët dhe anëtarët serbë të Qeverisë dhe institucioneve kosovare, si dhe kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe.
Sipas komunikatës, takimi në “Pallatin Serbia” do të mbahet me iniciativë të përfaqësuesve të serbëve në Kosovë dhe të Listës Serbe.
Gjuriq nesër do t’i paraqesë rezultatet e punës së Zyrës në vitin 2015 dhe do t’i shpalosë planet për vitin 2016, thuhet në njoftim./KosovaPress/