Lajmet e fundit

Gjuriq: Nuk bëhemi pjesë e lojës së Prishtinës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se Beogradi nuk do të bëhet pjesë e lojës së Prishtinës, pasi siç tha ai Gjykata Kushtetuese e Kosovës, nuk ka pse të pyetet lidhur me marrëveshjen e Asociacionit të komunave serbe për të cilën kanë rënë dakord përfaqësuesit më të lartë politik me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sipas tij, kjo marrëveshje duhet të zbatohet nga ana e Prishtinës zyrtare.

“Ne nuk do të rrimë duarkryq dhe me nervozizëm të presim se çfarë do të thotë Gjykata Kushtetuese. Neve nuk na intereson një gjë e tillë. Ne kemi rënë dakord dhe kemi nënshkruar marrëveshjen, ne kemi afate, kështu që ju lutemi zotërinj zbatojeni atë për çka është rënë dakord”, tha Gjuriq për Tanjug.

Ai këto komente i bëri pas deklaratave të ministres për dialog, Edita Tahiri e cila tha se nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës konsideron se Marrëveshja mbi Asociacioni është në konflikt me kushtetutën, atëherë marrëveshja do të jetë përsëri objekt i dialogut, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.